Një delegacion i Kosovës në krye me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kanë qëndruar në Strasburg derisa Parlamenti Evropian e ka miratuar me konsensus liberalizimin e vizave për kosovarët.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) bën të ditur se ky delegacion i ka ndjekur nga afër punimet e kësaj seance.
Më pas, Gërvalla e ka organizuar një pritje rasti për eurodeputetët, ku morën pjesë përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare prezente në Parlamentin Evropian.
Ministrja e i falënderoi shumë eurodeputetët për kontributin e tyre në përmbylljen e këtij procesi të vizave.
Delegacioni kosovar përbëhej nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ambasadori Agron Bajrami, ambasadori Lulzim Hiseni dhe zyrtarët tjerë përcjellës.
Parlamenti Evropian sot gjatë seancës së rregullt plenare miratoi me konsensus liberalizimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës.
Me këtë hap përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave, i cili nënkupton se shtetasit me pasaporta biometrike kosovare mund të udhëtojnë dhe qëndrojnë në shtetet e Zonës Schengen më së largu nga 1 janari 2024.
“Nga sfida në sfidë”, Behgjet Pacolli ndan reagi...
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë