Manchester City po planifikojnë zgjerimin e stadiumin, si dhe të investojnë deri në 300 milionë euro.
Klubi dëshiron të rrisë kapacitetin aktual prej 53,400 në 60,000 duke zgjeruar tribunën veriore.
Propozimet përfshijnë një bar me pamje nga fusha dhe një përvojë shëtitjeje në çatinë e stadiumit, shkruan BBC.
Një zonë tifozësh me kapacitet 3,000, dyqan dhe muze i ri i klubit, dhe hotel me 400 shtretër janë propozuar gjithashtu në aplikimin në Këshillin e Qytetit të Mançesterit.
Klubi thotë se projekti, i cili do të merrte tre vjet për t’u përfunduar, do të krijonte një “përvojë më të mirë për tifozët “.
City thotë se propozimet përfaqësojnë më shumë se 300 milionë funte investim në Manchester lindor dhe mund të krijojnë 2600 vende pune, me përparësi për njerëzit nga Manchester.

Etihad u ndërtua për Lojërat e Commonwealth 2002 dhe ka qenë shtëpia e kampionëve të Premier League që nga viti 2003.
Një zgjerim në 2015 shtoi 6,000 vende dhe terreni aktualisht ka kapacitetin e pestë më të madh të stadiumeve të Premier League./Arbresh.info/
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...