Sot do të mbahen mbledhjet e disa e komisioneve parlamentare.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot bën shqyrtimin e Raportit me amendamente i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit dhe shqyrtimin e raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU për vitin 2022.
Ky komision është paraparë të nis me fillim nga ora 11:00.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, do të bëj shqyrtimin e raportit të auditimit të teknologjisë së informacionit “ Sistemi Informativ i Gjendjes civile në Agjencinë e Regjistrit Civil”. Të ftuar: përfaqësuesit e institucioneve të audituara.
Ky komision nis mbledhjen në orën 11:30.
Kurse Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, në rend dite kaë votimi i Raportit me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative.
Komisioni do të nis mbledhjen në orën 12:00./Arbresh.info/
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...