Në vendin tonë për ditën e sotme janë të paralajmëruara këto ngjarje.
Zyra e Prokurorisë Speciale vazhdon procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)
11:00
Instituti Riinvest mban diskutim rreth Draftprogramit kombëtar të shkencës 2023-2028. (Instituti “Riinvest”, Prishtinë)
11:00
Partia Socialdemokrate dorëzon padi ndaj Agjencionit për Informim dhe Privatësi. (Gjykata Themelore e Prishtinës)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
11:00
Mbahet forumi me temë “Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës – për dhe kundër”. Merr pjesë Aleksander Jabllanoviq – kryetar i Partisë serbe të Kosovës dhe kandidat për kryetar të Komunës së Leposaviqit. (Qendra Mediale, Çagllavicë)
11:30
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “ Sistemi Informativ i Gjendjes civile në Agjencinë e Regjistrit Civil”. Të ftuar: përfaqësuesit e institucioneve të audituara. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
12:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal voton raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)./Arbresh.info/
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...