Ndeshja e vetme e Premier League që zhvillohet të hënën është ajo ndërmjet Leeds United dhe Liverpool.
“The Reds” nuk kanë shijuar fitore në katër ndeshjet e fundit dhe iu duhet një fitore për të mbetur në garë për kualifikimin në kompeticione evropiane.
Nga ana tjetër Leeds janë në luftë për mbijetesë dhe fitorja do të ishte jetike për të mos përfunduar në Championship sezonin e ardhshëm.
Liverpool është në vendin e tetë me 44 pikë të grumbulluara, nëntë më pakë se Tottenham që është në vendin e pestë.
Nga ana tjetër Leeds janë në vendin e 16 me 29 pikë vetëm dy më shumë se Nottingham Forest që janë në zonën e rrezikshme.
Të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.
Leeds: Meslier, Firpo, Kristensen, Koch, Struijk, Roca, Mckennie, Aaronson, Sinisterra, Harrison, Rodrigo.
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Jones, Jota, Salah, Gakpo.
Ndeshja që zhvillohet në “Elland Road” fillon në ora 21:00./Arbresh.info/
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë