Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Poklek të Drenasit në 24 vjetorin e masakrës.
Pas homazheve, ai ka thënë se masakrat e ndodhura në gjithë vendin dëshmojnë se Serbia ka kryer gjenocid ndaj popullatës së pafajshme gjatë luftës, transmeton Arbresh.info.
Konjufca para mediave deklaroi se kurrë nuk do të rreshtin së kërkuari drejtësi kundër gjenocidit të Serbisë.
Duke e quajtur këtë ditë të dhimbjes e krenarisë, ai shtoi se falë gjakut të të rënëve Kosova e gëzon lirinë.
“Masakra e Poklelut dhe të gjitha ato maskara janë akte të gjenocidit mbi popullin e Kosovës, 54 veta vetëm këtu janë ekzekutuar. Sot 24 vjet më parë 128 civilë janë vrarë prej shtetit serbe, është ditë e dhimbjes dhe krenarie, falë këtij gjaku të derdhur jemi çliruar dhe ka ardhur liria. Ne kurrë nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi kundër gjenocidit të Serbisë, kundër popullatës së pafajshme. Lavdi të rënëve, lavdi dëshmorëve”, ka thënë Konjufca.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...