Efi “kërcënoi” Dean: Mos i jep gojës, ta sula (Luizin)

22:22 | 15 Prill 2023
Diellza Gashi

Në spektaklin e natës së sotme Big Brother VIP Albania është diskutuar një video e pa publikuar ku gjatë publicitetit të prime-it të kaluar Efi ka “kërcënuar” Dean.

Flitet për një video ku debatojnë Efi me Deamishelin gjatë spektaklit të së martës, e cila nuk u transmetua, ku kishte të bënte me bullizëm dhe Dhedha ia përmendi Hoxhës një shaka që kishte bërë më parë me Amos Zaharian, shkruan arbresh.info.

“Mos i jep gojës, aq po të them. O Dea o yll, unë do të dalë nga këtu brenda, po po nuk ta sula (Luizin), po nuk e derdhe lotin”, u shpreh fillimisht Efi.

“Mos më bëj si inteligjente. Shumë po duroj këto moralet e këtyre, Dea bukuroshe”, vazhdoi më tej ajo.

Dea tha se nuk kishte ide se përse ndodhi kjo, gjersa në një moment Efi ia kujtoi atë që kishte bërë me Amosin.

Dea gjatë tërë kohën ndihej e kërcënuar nga Efi për mënyrën se si i drejtohej asaj.

Reagim të menjëhershëm pati nga Luizi duke thënë se kjo ndodhi si pasojë e të shkuarës. Dhe sipas tij, Efi ka zgjedhur ta sulmojë Dean duke e përdorur atë.

Kjo është parë si një strategji për të ngritur Efin nga disa prej banorëve, e disa të tjerë e kanë cilësuar si ‘luftë’ mes tyre.

Në anën tjetër Efi kërkoi falje Luizit për atë që kishte deklaruar, duke mos e zgjatur më shumë debatin./Arbresh.info/