Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është shprehur i gatshëm që qeveria e tij, bashkë me Qeverinë e Kosovës të mbajnë një mbledhje të përbashkët, njëjtë siç bënë me atë të Shqipërisë.
Sipas Abazoviqit, vetëm një gjë mund të ndodhë që mund të shtyjë që të mos vije deri tek ky takim, e ajo është zgjedhjet që do të mbahen së shpejti atje,
“Absolutisht, Qeveria e Malit të Zi është e gatshme ta bëjë një gjë të tillë edhe me Qeverinë e Kosovës, vetëm një faktor mund të ndodh se për çka mund të mos vije deri te ajo, është se në Mal të Zi së shpejti do jenë zgjedhjet”, është shprehur Abazoviq në Klan Kosova.
Ai tha se nuk ka lidhje vendi se ku do të mbahej, në Podgoricë apo Prishtinë, por mesazhi do të ishte i bukur.
“Nuk ka lidhje se a do të mbahej në Podgoricë apo Prishtinë, ne do të ishim të gatshëm për të treguar një mesazh të bukur dhe do të kishim krijuar një ekip me njerëzit mes dy qeverive”, tha Abazoviq./Arbresh.info/
lexo edhe:
Abazoviq: Kam pasur të drejtë për marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe
Kurti takon virtualisht Haddad, flasin për integrimin evropi...
Prishtina 01 fituese e Kupës së Kosovës në futsal
Arsenali shkon në pushim me epërsi ndaj Atleticos
Bashkimi arrin fitoren e dytë në serinë gjysmëfinale ndaj Bo...
Mbi një orë bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, çfarë dis...
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind...