Klubi katalunas, Barcelona thuhet se i ka ofruar një kontratë të re dyvjeçare trajnerit Xavi.
Xavi ka filluar ta rikthej Barcelonën në binar dhe drejtuesit duan të vazhdojnë bashkëpunimin.
Sipas gazetës Marca, ka pasur komunikim mes të dyja palëve të martën pasi drejtuesit e Barcelonës dhe agjenti i Xavit diskutuan kushtet e kontratës.
Marrëveshja aktuale e Xavit zgjat deri në qershor 2024, ndërsa synimi i klubit të tij është ta zgjasë atë deri në vitin 2026.
Barça aktualisht është 13 pikë më shumë në krye të tabelës së La Ligas. Ata gjithashtu fituan Superkupën e Spanjës në fillim të këtij sezoni.
Agjenti i Xavi u pa dje me nënpresidentin e Barcelonës, Rafa Yuste dhe drejtuesit Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff në Nou Camp. /Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit