Manchester City e ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në “Etihad Stadium”.
Pep Guardiola e mposhti ish-skuadrën e tij, Bayernin me rezultat të thellë 3:0, në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Rodri ishte ai që e zhbllokoi rezultatin me një super gol në pjesën e parë.
Bayern e filloi pjesën e dytë më të mirë, pasi Jamal Musiala detyroi një pritje të ulët nga Ederson.
Por, ishte Bernardo më vonë që dyfishoi epërsinë e Cityt ,pas një krosimi të mirë të Haaland.
Skuadra e Guardiolës siguroi edhe golin e tretë me anë të Haaland, i cili shënoi golin e tij të 45-të për këtë sezon.
City pati edhe mundësi të tjera, por ishte Sommner ai i cili i shpëtoi disa herë në 10 minutat e fundit.
Ndeshja e radhës zhvillohet më 19 prill në “Allianz Arena”./Arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...