Shtetet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit kanë bllokuar, një treg famëkeq hakerësh që përdoret për të marrë kredencialet dhe gjurmët e gishtave të përdoruesve digjitalë
Forcat policore evropiane dhe amerikane kanë çmontuar një rrjet ndërkombëtar që trafikonte të dhëna personale duke përfshirë detajet bankare ,emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet e emaileve.
Operacioni, që synonte vendndodhjen e fshehtë të Genesis Market, u drejtua nga FBI dhe përfshiu oficerë nga 17 shtete, përfshirë Holandën. Në total janë arrestuar rreth 100 persona.
“Nuk janë vetëm kredencialet e viktimave që janë vjedhur, por edhe gjurmët e gishtave në internet. Dhe kjo mund të nënkuptojë se të gjitha të dhënat tuaja që janë vjedhur mund të keqpërdoren: nga dyqanet në internet, nga bankat dhe ID-ja juaj dixhitale, mediat tuaja sociale, gjithçka. Viktimat janë të shqetësuar, ata nuk dinë të çlirojnë kompjuterin e tyre nga ky lloj krimi,u shpreh Ruben van Wal, polici holandez kundër krimit kibernetik.
Në pesë vitet që kur u krijua, Genesis Market thuhet se u ka ofruar përdoruesve akses në të dhëna nga më shumë se 1.5 milionë kompjuterë të infektuar me softuer me qëllime dashakeqëse. Hetuesit thonë se rrjeti ishte një dyqan i vetëm për hakerat dhe u reklamua në disa forume nëntokësore, kryesisht rusishtfolëse. /Euronws albania/
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...
Rudolph: Kosovës i duhen institucione stabile për agjendën e...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë