Një bandë kriminale në Britani dyshohet se ka vendosur pagesë prej 250 mijë paund për këdo që vret 34-vjeçarin Thomas Cashman.
Ky i fundit ndodhet në burg për vrasjen e 9-vjeçares Olivia Pratt-Korbel në muaj gusht të vitit të kaluar, teksa kishte si objektiv ekzekutimin e një shpërndarësi lëndësh narkotike.
Sipas medieve britanike, lajmi për shpërblimin u publikua në aplikacionin e koduar të mesazheve Telegram.
Gjatë procesit gjyqësor, Thomas Cashman ka pretenduar se është thjesht një shpërndarës lëndësh narkotike, por hetuesit pretendojnë se ai është një vrasës me pagesë, i cili ka marrë pjesë në të paktën 3 vrasje të pazgjidhura.
34-vjeçari i dënuar me burg përjetë, dyshohet se është i përfshirë edhe në 3 vrasje të tjera të tjera pazgjidhura.
Ish-anëtarët e bandës së tij kanë frikë se për të letësuar dënimin e tij, Cashman do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, duke dhënë treguar personat e përfshirë në këto ngjarje, por edhe për krime të tjera që ai ka dijeni. Për këtë arsye kanë vendosur si shpërblim 250 mijë euro për personin që do ta bëjë të heshtë përgjithmonë.
Mesazhet për vrasjen e 34-vjeçarit kanë qarkulluar mes bandave përmes aplikacionit telegram.
“Ai nuk ka asgjë për të humbur”, ka deklaruar një burim për “The Sun”, duke shtuar se “ka shumë të dënuar me burg përjetë që nuk do ta mendonin dy herë për ta hequr qafe atë.”
Më tej ai ka shtuar se Cashman “di gjithçka që mund të dihet për krimin e organizuar, drogën dhe dhunën” në Merseyside.

Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...