Një person ka hasur në një mjet të pashpërthyer, të dielën rreth orës 10 e 30 në fshatin Shajkofc të Podujevës, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, njësitet e FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë çminimin e mjetit të dyshuar.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se në fushë të hapur ka vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitë përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë bërë asgjësimin e mjetit të dyshuar”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...