Zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck, ka arritur në Kiev më 3 prill, i shoqëruar nga një delegacion i biznesit të vogël.
Vizita ka në fokus nisjen e bashkëpunimit në sektorin e energjisë.
Habeck, i cili është gjithashtu ministër i Ekonomisë dhe Energjisë tha se qëllimi i kësaj vizite është që t’i jepet Ukrainës shpresë “se vendi do të rindërtohet pas luftës”.
Ai shtoi se disa nga vendimet për investime tashmë janë marrë dhe të tjera pritet të merren.
Habeck viziton Ukrainën për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus – i cili nisi më 24 shkurt 2022.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha më herët se mbështetja e shtetit të tij për Ukrainën “është e dizajnuar që të jetë afatgjatë”.
Ky shtet, më 25 janar, pas një beteje të gjatë politike të brendshme, u pajtua për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera evropiane të dërgonin të tyret, pas disa javësh debat intensiv dhe presion në rritje nga aleatët.
Edhe shtetet e tjera evropiane i kanë premtuar Ukrainës tanket Leopard 2. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të dërgojnë në Ukrainë tanket e fuqishme Abrams./REL
Babë e bir që terrorizuan Bondin, planifikuan sulmin për shu...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vodhën para në një lokal në ...
Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rr...
Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat pë...
Gjenerali i lartë rus vritet në një shpërthim në Moskë
Tentim vrasje në Gjakovë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngja...