Oficeri i burgut në Gërdovc korruptohet për 200 euro

20:53 | 3 Prill 2015
M. A.

200 euro ka kushtuar që të futet një telefon në Burgun e Sigurisë së Jartë në Gërdovc.

Megjithatë, kjo nuk është asgjë krahasuar me faktin që këto para kanë shkuar në gjepat e një oficeri që punonte në këtë burg.
Të paktën kështu ka thënë një dëshmitare, që nuk ka pranuar të bëjë publik identitetin e saj, vëllai i së cilës vuan një dënim prej 40 vjetësh në këtë burg.

I njëjti, sipas saj, është suspenduar nga puna më pas për këtë arsye. Mirëpo, arsyeja që ka vendosur të flasë nuk ka qenë kjo.
Të enjten, gruaja e vëllait të tij, është arrestuar në këtë burg, gjatë kohës së vizitave.

Sipas saj, kjo ka ndodhur pasi që gruaja e vëllait të tij, kishte prekur duart e burrit të saj, përkundër që iu ishte tërhequr vërejtja një herë nga oficerët.

Rasti i njëjtë konfirmohet edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, derisa thuhet se vizitorja, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje, për arsye të kanosjes së personelit të burgut, raporton KTV.

KTV-ja gjithashtu ka marrë një konfirmim për këtë rast edhe nga drejtori i burgut në Gërdovc, Rasim Selmanaj.

Selmanaj nuk ka pranuar të flasë më shumë dhe ka sugjeruar të kontaktohet Emrush Thaçi, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, me të cilin ka qenë e pamundur të vihet në kontakt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale