Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se do të përkrah dhe mbështesë marshin “Liria ka emër” për t’u solidarizuar me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, BIK-u, bën të ditur nesër, në hytben e xhumasë, në të gjitha xhamitë e Kosovës do t’u bëjë thirrje besimtarëve t’i bashkohen këtij marshi, përcjell Arbresh.info.
“Bashkësia Islame e Kosovës përkrah dhe mbështet marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Bashkësia Islame e Kosovës beson fuqishëm në pastërtinë e luftës së drejtë të UÇK-së dhe vlerëson lart sakrificën e UÇK-së për lirinë e vendit, si një nga vlerat më të larta e të shenjta të popullit tonë”, thuhet në njoftim.
Mes tjerash, u kanë bërë thirrje të gjithë besimtarëve që për hir të gjithë dëshmorëve të bashkohen në marsh.
“Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës fton dhe bën apel te të gjithë besimtarët që në shenjë respekti e vlerësimi për sakrificën sublime të UÇK-së, dhe për hir të të gjithë atyre dëshmorëve që dhanë jetën për liri, të marshojmë të gjithë së bashku për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në mënyrë që t’i dalim zot vlerave tona të shenjta”, thuhet tutje në njoftimin e BIK-ut.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...