Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se Marshit për Drejtësi i ka dal në mbështetje edhe Shqipëria në shenjë solidarizimi dhe përkrahje për ish-krerët e UÇK-së.
Deliu-Kodra në rrjetin social Facebook ka postuar disa fotografi bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me nënkryetaren e PD-së Jorida Tabaku dhe me kryetaren e Grupit Parlamentar të PDIU, Mesila Doda, përcjell Arbresh.info.
“Lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë. Rrjedhimisht, asnjë tendencë për të ndryshuar historinë tonë më të lavdishme nuk do të kalojë”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se të dielën me 2 prill në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” mbahet “Marshi për Drejtësi” në mbështetje për ish-krerët e luftës së UÇK-së të cilët ende po vazhdojnë të gjykohen në Hagë.
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...
Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte prit...
Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në...
Fitore Pacolli: Vota është themeli i demokracisë
Bllokohet ndryshimi i administratorit, MABCO çon gjyqtaren n...
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...