Është përfolur për një kalim të mundshëm të Kai Havertz te Bayern Munichun dhe sulmuesi i Chelseat pranon se çdo gjerman e ka të vështirë t’i “thotë jo” gjigantëve të Bundesligës.
Havertz nuk ka thënë se do të largohet nga “Stamford Bridge”, por e pranon se Bayern është një ekip i vështirë për t’u refuzuar.
Ai ka thënë për Sport Bild : “Bayerni në përgjithësi është një klub i madh, të cilit është e vështirë t’i thuash jo si lojtar gjerman, por qëllimi im personal ka qenë gjithmonë të luaj jashtë vendit në një moment. Në Angli apo Spanjë”.
Havertz, i cili ka kontratë deri në vitin 2025, ka luajtur 128 paraqitje për Chelsean dhe ka shënuar 32 gola – duke përfshirë edhe golin në finalet e Ligës së Kampionëve 2021.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...