Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar një ushtar rus me 12 vjet burgim, nën akuza se ka shkelur ligjet e luftës, bëri të ditur më 30 mars Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Ushtari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, u gjet fajtor për kërcënim dhe viktimizim të civilëve ukrainas në afërsi të Kievit, teksa ata po largoheshin nga ajo zonë në marsin e vitit 2022, disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.
Më herët gjatë këtij muaji, Ukraina kishte dënuar me dënim të njëjtë edhe Aleksei Loboda, oficer të forcave ajrore ruse.
Ai u dënua për bombardimin e caqeve civile në rajonin lindor ukrainas të Harkivit në mars të vitit 2022.
Ukraina dhe grupet e të drejtave të njeriut e kanë akuzuar Rusinë se qëllimshëm shënjestron caqe civile, sulme që mund të përbëjnë krime lufte.
Por, pavarësisht dëshmive se forcat e Moskës godasin caqe civile, Rusia mohon këto akuza./REL
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas/ Rama: Fatkeqësi natyror...
Donjeta Sadiku sot sfidon brazilianen në finalen e madhe të ...
Sulmet ndaj Iranit, raportohet për 19,000 fluturime të vonua...
Drama e opinionisteve: Leonora dhe Olta fshijnë njëra-tjetrë...
Pesë të arrestuar për vrasjet e 1998-ës në Syriganë të Skënd...
Izraeli godet “zemrën e Teheranit” në një valë t...