Zvicra ka filluar të eksperimentoj me shitjen e kanabisit rekreativ në faramaci.
Aktualisht, kanabisi është i ligjshëm për përdorim mjekësor në vend, por vetëm në raste ekstreme, siç është lehtësimi i dhimbjeve për pacientët me kancer.
Në vitin 2021, rreth 70 për qind e popullsisë mbështeti liberalizimin e kanabisit, sipas ministrisë zvicerane të shëndetësisë, shkruan Euronews Albania.
“Zvicra ka shkuar në një drejtim tjetër, drejt legalizimit, si në disa shtete të SHBA-së, Kanada dhe Uruguai. Ideja ishte që studimet të bëhen së pari për të siguruar rezultatet dhe më pas të vendoset se si dhe ku do të shitet”- tha Marc Ëalter, Profesor i Psikiatrisë në Universitetin e Bazelit.
Rreth 400 pjesëmarrës të moshës 18 deri në 76 vjeç janë përzgjedhur mes mijëra aplikantëve për provën e parë në qytetin e Bazelit. Ata tani mund të blejnë kanabis në nëntë farmaci të vendit.
“Njerëzit janë të lumtur, pasi për herë të parë mund ta blejnë atë legalisht,” tha Lucas Meister, një farmacist në një nga farmacitë pjesëmarrëse në studim.
Qytete të tjera të mëdha zvicerane, duke përfshirë Cyrihun, Gjenevën dhe Lozanën, po planifikojnë të nisin prova të ngjashme.
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...