Pasi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e cilësoi si të rrezikshme dhe të papranueshme gjuhën e përdorur ndaj mediave nga Shefi i Stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela, ka reaguar sërish ky i fundit.
Vela ka thënë se reagimi i tij nuk ka të bëjë me mediat, por me shpërndarësit e dezinformatave.
“Media të nderuara, reagimi im ka të bëj me shpërndarësit e dezinformatave, porse jo me mediat, të cilat e kanë të drejtën e tyre për raportim të lirë”, ka shkruar Vela në Twitter.
Ai tutje ka thënë se mediat e lira janë themel i demokracisë, ndërsa ka shtuar se “i inkurajoj që ta zbërthejnë më tej kush janë porositësit e dezinformatave”.

Ndryshe, AGK-ja në reagimin e saj publik të enjten tha se nuk është hera e parë që Vela sulmon mediat e Kosovës.
“Vela në një postim skandaloz në Twitter, thotë se raportimet e mediave të Kosovës ‘janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhën në listën e zezë të SHBA-së. Kjo është një gjuhë e papranueshme dhe shumë e rrezikshme që rëndon ambientin e punës së gazetarëve në Kosovë. Për më tepër është vazhdimësi e sulmeve të zotit Vela ndaj mediave”, thuhet në reagimin e AGK-së./Arbresh.info/
lexo edhe:
Reagojnë nga Presidenca pas raportimeve se Kushtetuesja mund ta rrëzojë Osmanin
Rama në Seul: Shqipëria synon partneritet më të ngushtë me K...
Trump do të vizitojë Francën për të marrë pjesë në samitin e...
Xhaka e uron Arsenalin pasi u shpall kampion i Anglisë, vler...
Tragjedi në Obiliq: Foshnja dërgohet pa shenja jete në QMF, ...
Publikohen çmimet e reja të naftës në Kosovë për 24 orët e a...
Aksident tragjik në Mamurras-Laç, një i vdekur e katër të lë...