Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka folur pas raportimeve në media se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzoj të parën e shtetit, për shkak se dy kandidatë për deputetë kanë bërë ankesa në instancën më të lartë gjyqësore në vend.
Vela ka reaguar, duke thënë se raportimet e mbrëmshme nga mediat janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhen në listën e zezë të SHBA-së.
“E kemi plotësisht të qartë se dezinformatat dhe propaganda që bëhet gjoja duke u thirrë ‘në burime brenda Gjykatës’ janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhen në listën e zezë të SHBA-së”, është shprehur Vela.
Tutje Vela shkruan se, çfarëdo skenari eventual për të shkaktuar kriza institucionale në Kosovë janë vetëm skenar të Serbisë.
“Çfarëdo skenari eventual për të shkaktuar kriza institucionale në Kosovë dhe për ta nxjerrë nga binarët procesin e dialogut (në veçanti për ta parandaluar zbatimin e Nenit 4 të marrëveshjes), është vetëm skenar i vetë Serbisë”.
“Pra, kjo është përpjekje për ndikim të vendimmarrjes gjyqësore dhe tentim puçi ndaj institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës dhe si e tillë do të dështojë”, shkruanVela në Twitter./Arbresh.info/
Revolucion te Real Madridi, deri në 10 lojtarë drejt largimi...
Rama në Seul: Shqipëria synon partneritet më të ngushtë me K...
Trump do të vizitojë Francën për të marrë pjesë në samitin e...
Xhaka e uron Arsenalin pasi u shpall kampion i Anglisë, vler...
Tragjedi në Obiliq: Foshnja dërgohet pa shenja jete në QMF, ...
Publikohen çmimet e reja të naftës në Kosovë për 24 orët e a...