Ish-anësori i Real Madridit dhe Tottenhamit, Gareth Bale mbajti një fjalim emocionues para tifozëve të Uellsit përpara ndeshjes kualifikuese të vendit të tij për Euro 2024 kundër Letonisë.
Bale befasoi botën e futbollit në janar, pasi njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 33-vjeçare.
Uellsiani përfaqësoi Dragons si kapiten dhe luajti për vendin e tij si në Euro ashtu edhe në Kampionatin Botëror të vitit të kaluar.
Bale, i cili është golashënuesi më i mirë i Uellsit dhe lojtari me më shumë paraqitje, bëri 111 sosh për vendin e tij dhe shënoi 41 herë, shkruan telegrafi.
Duke folur në stadiumin e Cardiff City të martën, Bale u prit si një hero teksa doli në fushë dhe u tha tifozëve të Uellsit se do t’i mungonte koha kur luante para tyre.
“Çfarë nderi ka qenë të përfaqësoja këtë vend dhe të luaja para tifozëve më të mirë në botë”, deklaroi fillimisht ai.
“Ju më mbështetët mua dhe familjen time dhe të gjithë ekipin në momentet e mira dhe të këqija. Nuk mund t’ju falënderoj sa duhet dhe ka qenë kënaqësia më e madhe të luaja para jush gjatë gjithë karrierës time”.
“Do të më mungojë ndjenja të luaj para jush, por sigurohuni që të vazhdoni të mbështesni djemtë. Ju, tifozët, jeni futbolli i Uellsit”.
“Ju e bëni atë kaq të veçantë dhe çfarë është sot dhe unë do të brohoras si shumë ju. Shpresoj se do të shihemi së shpejti në të ardhmen. Faleminderit”, e mbylli fjalimin Bale.
“The best fans in the world” ???????
The one and only Gareth Bale addresses the red wall after retiring from football. #CapitalReports pic.twitter.com/HRIUt4kaXA
— Capital Wales News (@CapitalWALNews) March 28, 2023
Voton Konjufca: Kosova ka ndërtuar traditë demokratike, qyte...
KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 8.29% e qytetarëve
Voton Hamza: Sot vendosim për 4 vitet e ardhshme të Kosovës
Abdixhiku: Pres pjesëmarrje masive të popullit të Kosovës
Ambasadori britanik viziton KQZ-në: Tani i takon popullit të...
Voton Vjosa Osmani: Dilni dhe votoni me bindjen tuaj, me shp...