Qeveria e Kosovës, javë më parë miratoi projektligjin për çmimin e produkteve medicinale. Përmes këtij çmimi, po synohen të ulen çmimet e barnave në Kosovë. Këtë projektligj e ka përkrahur Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi.
Ai, për Klan Kosova, tha se 90 për qind e farmacistëve e kanë përkrahur këtë projektligj.
Por, Jakupi tha se tani grupe të caktuara brenda odës dhe farmacistëve nuk po e duan këtë projektligj, dhe dëshirojnë që ai të mos kalojë në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Jakupit këto grupe të interesit, që në ndonjë mënyrë përfitojnë nga çmimet aktuale të barnave, më të lartat në rajon, kanë tentuar dhe vazhdojnë të tentojnë ta rrëzojnë atë nga udhëheqësia e Odës, ndonëse mandati i tij ende nuk ka përfunduar. Kjo tendencë e këtyre grupeve, sipas Kryetarit të Odës, është vetëm për faktin që mbështet këtë ligj.
Jakupi, deklaroi se dëshiron me ngulm të votohet ky ligj në Kuvend, pasi që përfitues më të mëdhenj janë qytetarët, të cilët po shpenzojnë dukshëm më shumë se në vende të rajonit. Ai konfirmoi se një lloj ilaçi që në Kosovë shitet 100 euro, i njëjti në Maqedoninë e Veriut mund të gjendet me 50 euro, dhe se vet farmacitë mund të përfitojnë nga ky ligj, i cili balancon çmimet e barnave dhe produkteve medicinale.
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...
Rubio dhe Papa Leo takohen sot në Vatikan pas tensioneve me ...
Del para Apelit polici i akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-v...
Ministri Hoxha takim me Rutte: NATO sot më e rëndësishme se ...