Në Kuvendin e Kosovës mbahen sot mbledhjet e disa komisioneve parlamentare.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti nga ora 10:00 pritet të shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.
Poashtu nga ora 10:00 mbledhje do të mban edhe komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Në këtë mbledhje pritet të diskutohet rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit.
E nga ora 11:00 komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive; si dhe ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e pëgjithshme administrative.
Edhe komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim mban sot mbledhje ku do të shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit; si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Kjo mbledhje pritet të filloj nga ora 11:00./Arbresh.info/
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...