Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka ngritur akuzua ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin, se është duke i përçarë shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Me anë të një videoje të postuar në Facebook, Arifi tha se mjetet e ndara nga Qeveria e Kosovës sipas Arifit, kanë qenë të dedikuara për Komunën e Preshevës, por Arifi ka pretenduar se ato kanë përfunduar në xhepat e shokëve të kryeministrit Albin Kurti.
“Përveç asaj të cilën tash unë shpjegova, dhe ju e keni të qartë që mjetet kanë qenë të dedikuara për Komunën e Luginës së Preshevës. Por kanë përfunduar në xhepat private të shoqërisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberit, këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Ardita Sinait dhe ministri i Infrastrukturës, Librun Aliut”, ka deklaruar Arifi.
Ndër të tjera, i pari i Komunës së Preshevës i ka treguar arsyet se pse nuk është krijuar lista e përbashkët e shqiptarëve sikurse në vitin 2020.
“Dhe këtu përsëri fajet edhe përgjegjësinë e ka komplet Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje. Ka ndodhur që nëpërmjet medijimit tendencioz të LVV-së dhe Kurtit, nuk kemi arritur që në vitin 2022 me kriju listën e përbashkët të njëjtë ashtu siç e kemi pasur në vitin 2020”, ka theksuar Arifi./arbresh.info/
PDK mban mbledhjen e rregullt të Kryesisë: Diskutohet kriza ...
Trump synon që të heqë masat e reformës policore të administ...
Osmani për ngërçin politik: Jam e shqetësuar, por besoj që p...
Keller-Sutter: Zvicra nuk mund të paramendohet pa kosovarë
Ligji për KPK-në hyn në fuqi pas 15 ditësh, Haxhiu: Reforma ...
Imzot Bianco emërohet delegat Apostolik për Kosovë