Dy shqiptarët e moshës 41 dhe 29 vjeç që kishin shkuar në Itali me vizë turistike, janë arrestuar pasditen e së enjtes nga karabinierët e Ricciones për trafik droge.
Bëhet me dije se arrestimi u kryer pas denoncimit të disa qytetarëve, të cilët të alarmuar nga turet e çuditshme të të huajve, lajmëruan policinë.
Hetuesit filluan të vëzhgonin të dyshuarit dhe rindërtuan rrjetin e tyre të shitjes së drogës. Pas ndalimit dhe kontrollit, u krye edhe një bastisje në banesën e tyre ku u gjetën disa doza kokainë gati për t’u shitur dhe 2 mijë euro që besohet se ishin të ardhura nga shitjet e kaluara.
Avokati i tyre, Marco Bosco kundërshtoi vlefshmërinë e arrestimit, dhe kërkoi vendim të shkurtuar nga gjyqtari, i cili pranoi kërkesën dhe urdhëroi t’iu ndalohej qëndrimi në Riminideri në seancën e radhës më datë 3 prill. /GE/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...