
FILE PHOTO: French President Emmanuel Macron addresses a plenary session of the European Parliament to present the programme of activities of the French Presidency as France currently holds the European Union rotating presidency, in Strasbourg, France, January 19, 2022. Bertrand Guay/Pool via REUTERS/File Photo
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka përshëndetur marrëveshjen e arritur me 18 mars në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar si progres të rëndësishëm.
Në një konferencë për media, Macron ka thënë se Franca dhe Gjermania do të vazhdojnë të marrin pjesë aktive në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell arbresh.info.
Presidenti francez, siç transmeton “B92”, tha se është thelbësore që të dy palët të tregojnë përgjegjësi dhe të zbatojnë atë që është rënë dakord në Ohër.
“Përshëndes marrëveshjen që u arrit më 18 mars me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Borrellit. Tani është thelbësore që të dy palët të tregojnë përgjegjësi, duke zbatuar menjëherë marrëveshjen në tërësinë e saj dhe në mirëbesim”, tha Macron, në fund të një samiti dy-ditor të liderëve të BE-së në Bruksel.
Presidenti francez vlerësoi se Parisi dhe Berlini bashkëpunuan shumë ngushtë në lidhje me marrëveshjen dhe njoftoi se “do të vazhdojnë të jenë aktivë në këtë drejtim”.
Në fund të ditës së parë të samitit në Bruksel, liderët e vendeve të BE-së miratuan konkluzione në të cilat ata mirëpresin marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve “si pjesë integrale e rrugës së tyre drejt BE-së”.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...