Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim, Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Daniel Palotai dhe shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Gabriel Di Bella.
Në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi Palotai dhe Di Bella lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar të vend.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Guvernatori Mehmeti i informoi të pranishmit lidhur me të arriturat në sektorin financiar gjatë pesë viteve të fundit dhe theksoi faktin se sektori financiar vazhdon të jetë i mirëkapitalizuar, likuid dhe me performancë pozitive.
Guvernatori Mehmeti falënderoi drejtorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, për angazhimin e tij në rritjen e bashkëpunimit dhe ndihmën e vazhdueshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar për BQK-në dhe Kosovën.
Nga ana tjetër, Palotai shprehu falënderimin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe gatishmërinë për mbështetje të vazhdueshme për BQK-në./arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...