Raporti i fundit i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit lidhur me vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ka dalë të jetë në rregull, dhe se vija kufitare është përcaktuar me një vijë me atë të Kushtetutës së viti 1974.
Edhe pas publikimit të këtij raporti oferta e kryeministrit Isa Mustafa për formimin e një grupi ekspertësh ndërkombëtar për të shqyrtuar edhe një herë këtë çështje vazhdon të jetë e hapur.
Të paktën kështu ka deklaruar për Indeksonline zëdhënësi i qeverisë, Arban Abrashi.
Abrashi ka thënë se oferta e kryeministrit që të formohet një grup ekspertësh ndërkombëtar ku edhe vetë ambasada amerikane ka shprehur gatishmërinë, është e hapur.
“Qeveria mirëpret prapë qoftë propozimet qoftë idetë për t’i trajtuar të gjitha shqetësimet, kështu që oferta vazhdon të jetë e hapur për opozitën”, tha ai.
Abrashi shtoi se me këtë raport është përforcuar puna e Komisionit për Demarkacion. Ai më tej theksoi se personalisht ka pritur një reflektim nga ana e opozitës pas këtij raporti, mirëpo sipas tij opozita ka qëllime tjera.
“Unë i pash deklaratat e opozitës që prapë e përjashtojnë këtë. Unë personalisht kam menduar që ata do të reflektojnë pas këtij raporti, por si duket kanë qëllime tjera “, u shpreh Abrashi
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...