Një operacion i jashtëzakonshëm që u krye në spitalin Molinette në Torino të Italisë, arriti t’i rikthente pjesërisht shikimin një pacienti 83-vjeçar, i cili vuante nga verbëria totale për shkak të dy patologjive të tjera nga të cilat vuante.
Mjekët arritën të realizonin një autotransplant korneal gjë që bëri të mundur rindërtimin e një syri me shikim nga dy të verbër, një ndërhyrje kjo që konsiderohet si e para e këtij lloji në botë.
I moshuari kishte humbur shikimin në syrin e majtë prej 30 vitesh për shkak të verbërisë së pakthyeshme të retinës dhe në 10 vitet e fundit kishte humbje të dritës dhe në syrin e djathtë për shkak të një sëmundje të rrallë.
“Kur u zgjova dhe fillova të shikoja gishtërinjtë dhe dorën sime, ishte sikur të kisha lindur sërish”, tha burri pas operacionit. Tashmë dy javë pas operacionit, ai mund të dallojë objektet dhe fytyrat me syrin e djathtë dhe të lëvizë i pavarur.
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...