Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Zgjim Hyseni, ka thënë se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi nuk është punë e Ambasadave, por e Qeverisë së Kosovës.
“Çështja demarkacionit është çështje e Qeverisë së Kosovës dhe jo e ambasadave, qofshin ato edhe ambasada mike sikur që është Ambasada e Shteteve te Bashkuara të Amerikës”, pohoi Hyseni, në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovë.
Hyseni tha se ata që janë të thirrur për këtë çështje, e që sipas tij, janë ekspertët, po thonë se gjërat kanë shkuar keq.
“Çështja e demarkacionit nuk është çështje e qëndrimeve politike, por e profesionistëve. E, ata po thonë se demarkacioni nuk është në rregull, pra kemi humbje të territorit të Kosovës”.
Hyseni tha se protesta për të ndjekur kauzën e demarkacionit do të vazhdojnë.
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...
Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte prit...
Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në...
Fitore Pacolli: Vota është themeli i demokracisë
Bllokohet ndryshimi i administratorit, MABCO çon gjyqtaren n...
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...