Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci zhvilloi takim bilateral me homologun e tij nga shteti izraelit, Avi Dichter
Përmes një komunikate për media nga MBPZhR, bëhet e ditur se Peci me Dichter bashkëbiseduan rreth sfidave dhe mundësive për avancimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, sigurisë ushqimore e politikave të sigurimit të ushqimit, e gjithashtu u dakorduan për iniciativa konkrete mes dy vendeve.
Pasi falënderoi Ministrin Dichter për gatishmërinë e shprehur që në një të ardhme të afërt të konkretizojnë dakordësimet e rrjedhura nga ky takim, Ministri Peci, u shpreh se dyja palët u dakorduan për nxitje të projekteve të përbashkëta, me theks të veçantë përfitimin e ekspertizës së Izraelit në avancimin e teknologjisë në bujqësi e konkretisht në sistem të ujitjes e dixhitalizim.
“Dy vjet pas vendosjes së marredhënieve diplomatike mes shteteve tona, përmes këtij takimi, u pajtuam që edhe më tutje ta thellojmë këtë miqësi mes vendeve tona”, tha gjithashtu Peci.
Tutje, Peci e ftoi Ministrin e Bujqësisë të Shtetit të Izraelit, Avi Dichter që ta vizitojë Kosovën dhe ta shohë më nga afër potencialin e saj zhvillimor bujqësor./arbresh.info/





Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk e ka miratuar idenë e armëpushim...
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet