Kryetari i FFK-së, Agim Ademi po vazhdon trajtimin e tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gjatë ditës së sotme u konfirmua që kryetari Agim Ademi është ndaluar për 48 orë në Polici.
Në pamjet e publikuara kur Ademi del nga stacioni i policisë, shihet se në vendin e ngjarjes është edhe një auto-ambulancë.
Nga zyra për informim e QKUK-së kanë njoftuar se kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka kërkuar tretman mjekësor.
Lajmi.net ka kontaktuar me Drejtorin e Qendrës Emergjente, Naser Syla, i cili konfirmoi që është në gjendje stabile, por do kalojë natën në spital.
“Gjendja e tij është mirë. Momentalisht është dërguar në Kirurgjinë Torakale dhe sonte do ja përcjellim gjendjen”, u shpreh Syla.
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...
Paralajmëron ministri i Jashtëm i Iranit: Britania po merr p...
Eleminohet një tjetër udhëheqës i Iranit, vritet zëdhënësi i...
Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcille...
Konjufca uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo ditë t’ju gjejë pr...
Haxhiu viziton Myftiun Tërnava dhe uron qytetarët për Fitër ...