Cristiano Ronaldo ka fituar mbi 15 milionë ndjekës në Instagram në 30 ditët e fundit, ndërsa Lionel Messi dhe Kylian Mbappe janë duke i humbur ata.
Superylli portugez, i cili është personi më i ndjekur në këtë rrjet social, ndiqet nga më shumë se 564 milionë fansa, numri i të cilëve është në rritje të vazhdueshme, edhe pse ai nuk luan më në elitën evropiane të futbollit.

Portugezi kaloi te klubi Al-Nassr në Arabinë Saudite, ku merr pagë megamilionëshe vjetore, derisa fansat e tij vazhdojnë të jenë në rritje, shkruan telegrafi.
Në muajin e kaluar – sipas Lottery Texts – më së shumti ndjekës në Instagram ka fituar këngëtarja Selena Gomez (mbi 22 milionë), ndërsa pas saj më së shumti ka përfituar Ronaldo (15 milionë).
Përkundrazi, Lionel Messi është në listën e atyre që kanë humbur ndjekës në këtë rrjet social në këtë periudhë (mbi gjysmë milion). Numri i përgjithshëm i ndjekësve të superyllit argjentinas aktualisht është 444 milionë.

Në të njëjtën listë ndodhet edhe bashkëlojtari i tij te Paris Saint-Germaini, Kylian Mbappe, i cili ka humbur çerek milion ndjekës në të njëjtën periudhë kohore. Francezi ndiqet nga 101 milionë fansa në Instagram.
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...