Sot ka diplomuar në FBI kapiten Salihu. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sukseset e Salihut dhe udhëheqësve të tjerë të Policisë së Kosovës na bëjnë krenarë të gjithëve.
Përmes një postimi në Facebook, i pari i AAK-së i ka falënderuar ShBA-të për ndihmën në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë.
“Radhës së udhëheqësve të Policisë së Kosovës të cilët kanë diplomuar në FBI – Akademia Kombëtare e Byrosë Federale të Hetimeve, sot iu shtua edhe Kapiteni Salihu. Sukseset e Kapitenit Salihu dhe udhëheqësve të tjerë të Policisë së Kosovës na bëjnë krenarë të gjithëve!”, tha Haradinaj.
“Orientimi ynë drejt integrimeve euro-atlantike lehtësohet nga kuadro mirë të përgatitur, krejt kjo falë ndihmës së aleatëve tanë e ShBA-së në veçanti. Urime”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...