Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka ftuar të gjitha partitë e kandidatët që të regjistrohen për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale në veri të vendit.
“Është me rëndësi për të gjithë ata që duan të angazhohen për politika publike, në nivelin komunal me këtë rast për katër komunat në veri, dhe që duan t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve të pakicave serbe, ta shfrytëzojnë këtë mundësi në këto orë të fundit”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai foli edhe për dorëheqjen e policëve dhe gjyqtarëve në veri të vendit, ku tha se ai s’ka bërë thirrje për kthim në institucione, por për aplikime të reja.
“Atij që e hodhi uniformën e Kosovës, unë nuk i them dot kthehu, ose atij që shkoi dhe mori medalje në Beograd pas dorëheqjes. Por, të tjerët që janë të interesuar, ne e mirëpresim aplikimin e tyre, dhe nga informatat që i kam nga MBP-ja, aplikimi sa vjen e rritet”, tha Kurti.
Uji vërshon brenda bizneseve në Gjirokastër
Barcelona merr një ofertë prej 100 milionë eurosh për Raphin...
JD Vance ishte “skeptik” ndaj operacionit për kapjen e Nicol...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
BE: Evropa e gatshme të zotohet për garanci ligjërisht dhe p...
Reshje të dendura në Vlorë, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët...