Partia SocialDemokrate (PSD) ka bërë një aksion simbolik ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi.
Me anë të një videoje në Facebook nga faqja zyrtare e PSD-së, janë publikuar pamje se si janë hedhur në drejtim të tij një “Tortë” si shenjë për marrëveshjen e dakorduar më 18 mars në Ohër.
Me këtë, PSD-ja ka paralajmëruar protestë të shtunën kundër Asociacionit.
“Tortë e milkshake për “Zajednicën”. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre. Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00″, thuhet në shkrimin e PSD-së./arbresh.info/
Kaja Kallas nga Beogradi: Anëtarësimi në BE kërkon reforma –...
Vengu priti në takim Komandantin e FSK-së: Kosovën do ta bëj...
KOMF reagon ndaj moskonstituimit të Kuvendit: Karriget tuaja...
Kurti: Kemi nisur modernizimin e termocentralit Kosova B pas...
Ambasada e Kosovës në ShBA shpreh ngushëllime për vrasjen e ...
Gjiganti italian kontakton De Bruynen për një transferim gja...