Një zyrtarë i postës (postier), me inicialet M.R, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Prishtinë për keqpërdorimin e pozitës zyrtarët.
Siç thuhet në njoftim, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Themelorë në Prishtinë , përmes hetueseve kompetent policor, kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova për zyrtarin e postës (postierin) i cili gjatë orarit të punës, dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme kishte larguar një zarf nga zyra e postës.
“Bazuar në informatat e pranuara dyshohet se në zarf kanë qenë disa fotografi të ndjeshme.
Mbi bazën e dyshimeve Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka arritur të identifikoj të dyshuarin dhe në konsultim me Kryeprokurorin e PTH në Prishtinë, i dyshuari është shoqëruar në polici për intervistë në cilësinë e të dyshuarit, përderisa në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe një person tjetër”, thuhet në njoftim, përcjell arbresh.info.
“Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari mashkull/kosovar me inicialët (M.R,) dyshohet se ka kryer veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së. Në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar nga PTH në Prishtinë, është lëshuar Vendim mbi ndalimin e të dyshuarit dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme”, thuhet në fund të njoftimit.
Zgjatet afati i aplikimit për Skemën e Granteve për Energji ...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me urdhërarre...
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, merr 7 vota nga KLP
Çfarë duhet të bëjë Kosova më tepër për t’iu hequr masat e B...
Kurti: Stadium pas stadiumi, komunë pas komune, derisa ta bë...
Ndeshje të trukura, tenisti francez pezullohet për 20 vjet