Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur sot në takim Kryetaren e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Neime Binaku e cila shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm, Selajdin Beqa.
Gjatë këtij takimi U.D. Kryeprokurori Kelmendi dhe Kryetarja Binaku diskutuan për kompetencat e dy institucioneve që drejtojnë.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur poashtu se në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit, duke përfshirë përgatitjen dhe nënshkrimin e një memorandumi për bashkëpunim në mes institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.
Të dyja palët u pajtuan që të mbajnë trajnime të përbashkëta në fushën që e mbulon agjencia, për të cilën U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka ofruar mbështetje te plotë për Autoritetit Kosovar të Konkurrencës./arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...