Futbollisti i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, po mendon të tërhiqet nga kombëtarja franceze, pasi trajneri i Francës, Didier Deschamps vendosi t’i dhurojë shiritin e kapitenit Kylian Mbappe, raportojnë mediat në Paris.
Pas tërheqjes së portierit Hugo Lloris nga kombëtarja, Deschamps vendosi t’i japë kapitenin Mbappes, i cili do të drejtojë kombëtaren në eliminatoret për Kampionatin Evropian të vitit 2024.
Griezmann ishte kandidat për kapitenin e ri të “trikolorëve”, ndërsa mediat franceze kujtojnë se ëndrra e futbollistit të Atléticos ishte që me shiritin e kapitenit të priste bashkëlojtarët në kualifikueset evropiane.
Griezmann u emërua zëvendës kapiten i kombëtares franceze.
Mediat franceze kujtojnë se Griezmann është favorit në dhomat e zhveshjes, prandaj priste të ishte kapiteni i ri, pasi për kombëtaren ka luajtur 117 ndeshje dhe ka shënuar 42 gola.
Griezmann, 32-vjeçar, është tetë vjet më i madh se Mbappe, i cili luajti 66 ndeshje për Francën dhe shënoi 36 herë.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...