10:00
Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon edicionin e dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtërirje të Demokracisë”. Në konferencën hyrëse, një fjalë do ta mbajë dhe presidentja Vjosa Osmani. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore dhe Drejtoria e Arsimit e Prishrtinës organizojnë ngjarjen “Dita e Matematikës – Festivali i Matematikës”. (Gjimnazi i Specializuar Matematikor, rr. “Tahir Zajmi”, Prishtinë)
10:00
Komuna e Prishtinës organizon tryezë të rrumbullakët me ç’ rast do të bëhet prezantimi i dizajnit konceptual për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës. (Villa Gërmia)
10:40
Në kuadër të edicionit të dhjetë të Javës së Gruas, mbahet diskutimi i hapur “Barazia, barabarësia dhe drejtësia”. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
11:00
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit)
11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i projektit Bashkimi i qytetit të Ferizajt”. Raporton ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë. Në rend dite është dhe raportimi i ministres Rozeta Hajdari, lidhur me punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)
12:00
Në kuadër të Javës së Gruas, mbahet diskutimi me temën “Rrjetëzimi si avantazh konkurrues për angazhim ekonomik dhe politik të grave”. Marrin pjesë deputetet Mimoza Kusari-Lila e Hykmete Bajrami etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
13:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton projekt-aktet e brendshme të Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)
14:30
Në kuadër të Javës së Gruas, mbahet diskutimi me temën “Fuqizimi i liderëve të rinj për reformim demokratik”. Marrin pjesë kryetarët e të rinjve të VV-së, PDK-së, LDK-së, AAK-së etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën