Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka pritur sot në takim Kampionin e Botës në Boks, Robin Krasniqi.
Rama në rrjetin social Facebook ka shpërndarë disa fotografi më boksierin nga Juniku si dhe e falënderoi për përfaqësimin e vendit në hartat botërore.
“Një kampion i vërtetë nuk përcaktohet vetëm nga fitoret, por nga përkushtimi, këmbëngulja, karakteri dhe shpirti i tij. Robin Krasniqi, ju mishëroni të gjitha këto cilësi dhe jo vetëm. Faleminderit që e keni vënë vendin tonë në hartat botërore dhe që na bëni gjithmonë krenar me arritjet tuaja”, ka shkruar Rama.
Në fund, i pari i kryeqytetit i dhuroi Hyjneshën në Fron Krasniqit në shenjë mirënjohje.
“Në shenjë mirënjohjeje e admirimi, të dhurojmë Hyjneshën në Fron – simbol i vërtetë i qëndrueshmërisë dhe forcës, ashtu sikur jeni edhe ju! Mirë se erdhe në shtëpi, Robin!”, tha në fund Rama./arbresh.info/
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë
Kërcënimi i Trumpit ngre çmimet e naftës në tregjet globale
Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë