Fillimi i marsit ka sjellë edhe borën në Zvicër.
Të shtunën në orët e para ka rënë borë në disa pjesë të Zvicrës, me sasi më të dendur në kantonin Valais, por edhe në disa pjesë në jug të vendit, raportojnë mediet vendase.
Sipas tyre, bora do të vazhdojë të bjerë edhe gjatë ditës së sotme, por shkrirja e saj po ashtu mund të ndodhë brenda ditës për shkak të temperaturave relativisht të buta. Në ViaSuisse midis Amsteg dhe Göschenen kushtet e motit janë të vështira dhe rruga është e mbuluar me borë. Ndërkohë, policia zvicerane ka apeluar për kujdes në vendet ku ka rënë borë, sidomos nga vozitësit./abcnews.al
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...