Miroslav Lajçak ka ndarë me neve 15 modele evropiane mbi rregullimin e të drejtave të minoriteteve, jo të asociacioneve, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kryeziu ka thënë se Qeveria do t’i analizojmë veçoritë dhe karakteristikat, si dhe përshtatshmërinë e atyre modeleve.
“Nga ne nuk është kërkuar të zgjedhin një nga ato 15 modele, por disa nga ato, të cilat reflektojnë standardet e Këshillit të Evropës dhe që do të mund të shërbejnë si referencë apo orientim për një propozim për të drejtat e minoriteteve, i cili mund të jetë i aplikueshëm, i pranueshëm për Kosovën, si dhe në përputhje me parimin e vënies në fokus të të drejtave të anëtarëve të një komuniteti. Gjithmonë duke qenë në respektimin të kushtetutshmërisë se vendit, pa kompetenca ekzekutive dhe një që nuk përbën nivel të tretë të qeverisjes”, ka thënë Kryeziu për RTK.
Vendos goli i Viniciusit, Reali fiton ndeshjen e parë të pla...
Kosova feston Pavarësinë, reagon Vuçiç: 18 vite më parë u ha...
Popullsia e Gjermanisë drejt tkurrjes me 5 për qind deri në ...
PSG fiton me rikthim ndaj Monacos ndeshjen e parë të play-of...
Tragjike në Alpet e Francës: Tre persona humbin jetën nga or...
Estonia uron Kosovën për 17 shkurt: Vazhdojmë forcimin e bas...