Tashmë dihen katër skuadra që kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së kampionëve për sezonin 2022/2023.
Bayern Munchen sonte mposhti PSG-në me rezultat 2-0, duke e eliminuar nga garat.
Kalimin në çerkfinale sonte e arriti edhe skuadra e Milanit, ku me barazimin e sotëm 0-0, eliminoi Tottenhamin me rezultat të përgjithshëm 1-0.
Kujtojmë që ditën e djeshme Chelsea u kualifikua tutje me fitoren 2-0, duke e përmbysur rezultatin e Dortmundit nga ndeshja e parë, ndërsa Benfica mposhti Club Bruggen 5-1, duke e eliminuar me rezultat të përgjithshëm 7-1.
Javën e ardhshme mësohen edhe katër skuadrat e tjera çerkfinaliste, ndërsa shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, do të hidhet më datën 17 mars, me fillim nga ora 12:00, në Nyon të Zvicrës.
Ndërkohë, në të njëjtën ditë do të hidhet edhe shorti për gjysmëfinalet.
Një short i tretë do të përcaktojë se kush do të jetë skuadra ‘vendase’ në finale për arsye vetëm administrativ.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...