Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka thënë se plani evropian, të cilin e ka pranuar Kosova, nuk e sjellë njohjen de-jure nga Serbia, por sjellë njohje të fuqishme de-facto.
Kjo sipas tij, nuk është njohje klasike si njihen zyrtarisht dy shtete, por është njohje në mënyrë indirekte.
Ky plan sipas Konjufcës, bën që Serbia t’ia njoh Kosovës, letërnjoftimet, ta trajtojë si të barabartë dhe të mos ndërhyjë në arenën ndërkombëtare si dhe në punët e brendshme.
“Plani evropian është njohje e fuqishme de-facto e kam thënë në fillim që nuk është de-jure. E dimë praktikën si njihen shtetet, me procedura juridike të plota, ndërtohet njohja verbale është në vullnetin e shteteve a duan të hapin ambasada, kjo nuk është njohje de jure por e ka formën e njohjes de-facto”.
“Çka është njohja de facto, është kur një shtet tjetër pajtohet që ti ekziston si shtet i pavarur, që merr zotimet të mos përzihet në punët e brendshme, të mos përzihet në arenën ndërkombëtarë, t’i njoh krejt cka prodhon ti, dokumentet, targat gjithçka që prodhon Kosova me logo të Kosovës, pa kurrfarë fusnote të barabartë si shtete”, ka thënë ai në atv.
Konjufca, tha se nuk pret që Serbia ta nënshkruajë marrëveshjen as në takimin e 18 marsit që pritet të mbahet në Ohër.
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4