Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi njoftoi se ai dhe Guerot diskutuan për situatën aktuale politike dhe zhvillimet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryetari i PDK-së foli në takim edhe për rezervat që partia ka për marrëveshjen aktuale të prezantuar, meqenëse mungon njohja e ndërsjellë si rezultat përfundimtar i procesit të dialogut.
“PDK vazhdon të mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim konstruktiv me aleatët tanë ndërkombëtarë, gjithmonë në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore”, ka shkruar Krasniqi./arbresh.info/
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...