Përmes një njoftimi, Gjykata Speciale ka bërë të ditur se është zgjatur afati i aplikimit për viktimat deri në mbylljen e paraqitjes së provave nga ana e Prokurorisë në rastin e Pjetër Shalës.
“Në vendimin e vet më të fundit për të drejtat procedurale të viktimave gjatë gjykimit, të bërë publik më 6 mars 2023, trupi gjykues në çështjen Shala, mes tjerash, vendosi që të zgjasë afatin për dorëzimin e kërkesave të viktimave për pjesëmarrje në procedura deri në mbylljen e paraqitjes së provave nga ZPS-ja”, thuhet në këtë njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se trupi gjykues e konsideroi një vendim të tillë të përshtatshëm, në pajtim me Rregullën 9 (5) të Rregullores, për shkak të rrethanave të çështjes dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.
“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...