Një tjetër finale do të zhvillohet ndërmjet ekipit shqiptar Bad News Eagles dhe ekipit Aurora.
Kanë mbetur edhe shumë pak minuta deri në fillimin e ndeshjes Bad News Eagles dhe Aurora, e cila do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’.
Fituesi i kësaj ndeshje do ta siguroj çmimin e vendit të parë prej 22.000 dollarësh.
Kjo është hera e dytë që këto dy skuadra takohen në finale të turneve CCT South Europe, pasi në serinë e dytë ekipi Aurora arriti që të shpallej kampion pas fitores 2-1 ndaj ekipit shqiptar, shkruan telegrafi.
Nuk mund të thuhet nëse ndonjëra nga ekipet është favorite për ta fituar turneun, pasi të dyja janë shumë afër me renditje në ranglistën botërore të CS:GO.
Bad News Eagles renditet në vendin e 21 –të, ndërsa ekipi Aurora renditet në vendin e 26 –të.
Ndeshja finale ndërmjet Bad News Eagles dhe Aurora do të zhvillohet sot (e hënë) duke filluar nga ora 20:00, dhe do të transmetohet në platformën Gjirafavideo me komentim në shqip.
Vrasja në Gjakovë, Londrimi ngushëllon Elijonën për humbjen ...
SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuz...
Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira”...
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...